Gjermania i ka bërë thirrje institucioneve të vendit të përmbahen nga veprimet që sipas saj shkaktojnë përshkallëzim të situatës, duke iu referuar mbylljes së zyrave paralele në veri.
Në një postim në rrjetin social “X”, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, ka thënë se aksionet e tilla ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve.
Reiffenstuel ka shtuar se veprimet e tilla të Kosovës rëndojnë marrëdhëniet me Gjermaninë.
“I bëjmë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka shkruar ai.
Ndërkaq Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se nevojitet koordinim dhe bashkëpunim, jo hapa më të përshkallëzuar.
Edhe
Gjermania kërkon alternativa para se të mbyllen institucionet ilegale që ofrojnë shërbime bazike
Të enjten e javës së kaluar, me asistimin e Policisë, Posta e Kosovës e mori nën kontroll objektin në të cilin operonte Posta e Serbisë në Graçanicë. Ngjashëm ka vepruar edhe në komunat veriore më herët.
Calling urgently on Kosovo to refrain from targeting Serbia-run health institutions. Last week’s worrying actions negatively affect Kosovo’s own citizens, go against its obligations and commitments towards EU & put a strain on our bilateral 🇩🇪🇽🇰relations.
— Michael Reiffenstuel (@GERonWEB) September 15, 2025
-
UNMIK-u për mbylljen e zyrave paralele në veri: Çështjet e pazgjidhura të adresohen në dialog
-
BE: Kosova po vepron në kundërshtim me obligimet ndaj nesh
-
OSBE për mbylljen e zyrave paralele serbe në veri: Preken kategoritë e cenueshme
-
BE: Kosova vepron në kundërshtim me obligimet ndaj BE-së me mbylljen e fondeve të sigurimeve pensionale të Serbisë