Arbëri

Vdes një person pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada / KD

Një person ka vdekur si pasojë e hedhjes nga kati i pestë i njërit prej konvikteve, ku po qëndronte në karantinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.

Zyrtarisht në një përgjigje për KOHËN, QKUK ka konfirmuar se ka vdekur një pacient që është dërguar nga Qendra e Studentëve, por nuk kanë dhënë detaje tjera.  

KOHA merr vesh se personi është 26 vjeçar.