Shumë reagime kanë nxitur emërimet e reja të Qeverisë në detyrë në tri borde të ndërmarrjeve publike.
Në borde, që do të jenë të përkohshme, u emëruan njerëz të lidhur me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka vepruar ndryshe nga qeveritë e kaluara, raporton KOHA.
Spahija thotë që ka pasur mungesë transparence në këtë proces, për shkak se nuk është sqaruar as mënyra e emërimit të tyre.
Ndërkaq partia më e madhe opozitare, PDK, emërimin e bordeve të përkohshme e ka cilësuar si kapje të shtetit.
11 OJQ në Kosovë kanë dalë kundër vendimit të Kurtit për emërimin e bordeve të përkohshme, ku, sipas tyre, nuk është respektuar as diversiteti gjinor, minoritar dhe etnik.
Organizatat përkrahëse:
Balkan Green Foundation (BGF)
ÇOHU
Demokraci Plus (D+)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti D4D
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
Lëvizja FOL
Ndërkaq, sipas Qeverisë së Kosovës, përzgjedhja e tyre është bërë nga Ministria e Ekonomisë dhe në bazë të përvojës profesionale, pa dhënë më shumë sqarime.
Jetëgjatësia e këtyre tri bordeve pritet të jetë gjashtëmuajshe, kur, sipas Qeverisë në detyrë, do të hapen edhe konkurset për bordet e reja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.