Mëngjesin e sotëm ka vdekur në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me Covid-19.
67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë./tch/
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur nga COVID-19 të dielën në Shqipëri
-
Një i vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
-
10 të vdekur e 616 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri
-
Vdes pacienti me koronavirus në Shqipëri që u hodh nga kati i tretë i Infektives
-
Shkon në 59 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri