Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 të dielën në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se viktima është një 75-vjeçar nga Përmeti.

25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 735 mostra të marra për testim.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 22 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 271,583.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është rritur në 286.

Aktualisht në spitalin COVID-3 në Shqipëri janë duke u trajtuar gjashtë pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus, Shqipëria ka regjistruar 275.366 raste, ndërsa betejën e kanë humbur 3,497 pacientë.