Një 69-vjeçar nga Shkodra ka vdekur nga pasojat e COVID-19 të hënën pasdite në Spitalin Infektiv në Tiranë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, deri më tani në Shqipëri nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 59 persona.
Viktima e fundit ishte i shtrirë në spital për dhjetë ditë, ndërsa gjendja e tij ishte e rëndë për ditë të tëra. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive me medikamente dhe kujdes të stafit mjekësor, ai nuk ka mbijetuar.
69-vjeçari ka vuajtur edhe nga hipertensioni.