Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 të enjten në Shqipëri

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 të enjten në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 3.843 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 319 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 206.935 raste pozitive, prej tyre 198.484 janë shëruar, 5.270 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.181 pacientë.