Arbëri

Vazhdojnë protestat kundër punësimeve në Trepçë, pavarësisht anulimit të pjesshëm të konkursit

 

Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të Trepçës në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, edhe pse tashmë është anuluar pjesërisht konkursi.

Protestuesit duke përmendur fakte të reja për parregullsitë gjatë procesit të fundit të pranimit të punëtorëve të rinj, kërkuan anulimin e plotë dhe jo të pjesshëm të këtij konkursi.