Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka konfirmuar se Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të qëndrojë nesër në Kosovë. Ndërkaq, pasnesër, Borrelli do të vizitojë edhe Serbinë.
Siç mëson KTV-ja, Borrelli vizitën do ta nisë në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në orën 12:00. Më pas, ai do të zhvillojë takim edhe me partitë politike në Kuvendin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBorrelli, mësohet se do të ketë edhe vizita tjera për çështje tjera.
Josep Borrell, ditë më parë në Berlin, zhvilloi takime me zyrtarë gjermanë, teksa në agjendën e tij ndodhej edhe një bisedë me emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Sipas zëdhënësit të Borrellit, gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe Beograd do të shqyrtohen mundësitë e rifillimit të dialogut, i ndërprerë në nëntor të 2018-s, kur Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.