Arbëri

Viti i vetingut edhe në Kosovë, kërkohet nisja e procesit për “filtrimin” e sistemit të drejtësisë

 

​Një numër i prokurorëve dhe gjyqtarëve janë caktuar në pozita pa merita. Sistemi i drejtësisë po vuan edhe për shkak të mungesës së profesionalizimit. Të fuqizohet mekanizimi për matjen e performances të prokurorëve dhe të gjyqtarëve.

Viti që sapo kemi hyrë, po shihet si vit ideal kur duhet të fillojë procesi i vetingut në drejtësi, si formë e vetme që të kthehet besimin në sistemin e drejtësisë në vend, vlerësojnë për KosovaPress organizatat që merren me sistemin e drejtësisë.