Arbëri

Marinka Tepiqi konfirmon se Daçiqi mblodhi para nga tregtarët e armëve për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

 

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Marinka Tepiqi, ka akuzuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqin se ka mbledhur para nga biznesmenët e tregtarët me armë për tërheqjne e njohjeve për Kosovën dhe ka shtruar pyetjen nëse ai në këtë mënyrë ka keqpërdoruru pozitën zyrtare, shkruan Beta, transmeton Koha.net.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjen” e Kosovës nga biznesmenë të njohur dhe tregtarë armësh dhe a ka marrë Daçiqi vetëm nga Sllobodan Teshiqi më shumë se një milion euro para në dorë? Dhe në rastet e veçanta kur ka marrë të holla ka qenë i pranishëm edhe shefi i kabinetit të Daçiqit, Nikolla Nedelkoviq” ka shtruar pyetjen Tepiq në konferencën me gazetarët.