Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ministër në dorëheqje i Punëve të Jashtme, ka thënë se Kosova duhet të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar, përmes UNMIK-ut, kundër Vladimir Cizeljit, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Përmes një reagimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se “ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiqit, është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës”.
“Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe të Cizeljit. Prokuroria e Kosovës duhet të lëshoj një urdhër arrest ndërkombëtar kundër këtij personi, pasi ai ka shkaktuar përmes aktiviteteve kriminale dhe bandave kriminale një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës. Aktiviteti kriminal është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimeve të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
I pyetur nga Koha.net për sqarime se si mund të lëshojë Kosova urdhërarrest ndërkombëtar, kur s’është pjesë e Interpolit, Zyberaj ka thënë se këtë mund ta bëjë nëpërmjet UNMIK-ut.
“Kosova funksionon me Interpolin. Në kuadër të Policisë së Kosovës ekziston drejtoria për bashkëpunim me Interpolin që i kryen këto gjëra, konkretisht ekziston bashkëpunimi nëpërmjet zyrës së OKB-së. Përderisa ende nuk jemi pjesë e Interpolit, fletarrestim në Interpol lëshohet nëpërmjet UNMIK-ut pas lëshimit të aktakuzës”, ka thënë ai.

-
“Kofer diplomacia” e Serbisë
-
Miftaraj: Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë do të arrestohet e ekstradohet në Kosovë
-
Interpoli fut në “listën e kuqe” Milan Radoiçiqin dhe 20 anëtarë të grupit që sulmuan në Banjskë
-
Marinka Tepiqi konfirmon se Daçiqi mblodhi para nga tregtarët e armëve për tërheqjen e njohjeve për Kosovën
-
Serbia po përdor shitjen e armëve për të blerë nota false kundër Kosovës