Ekipet e FSK-së që u nisën për në Shqipëri Foto: Kosovapress

Ushtria e Kosovës hyn në Shqipëri

26 November 2019 10:56
12:54

Pak minuta më parë kanë hyrë në Shqipëri, Forcat nga Kosova, për të ndihmuar pas situatës dramatike të shkaktuar nga tërmetet.

Ardhja e tyre u konfirmua më parë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili theksoi se do t’i qëndrojnë kurdo pranë Shqipërisë duke udhëzuar njësitë emergjente që t’i gjenden pranë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të fundit deri më tani bilanci është tragjik. 12 persona konfirmohen të vdekur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa më shumë se 300 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore.

Image
10:56

Ekipet e FSK-së që u nisën për në Shqipëri

Pas marrjes së urdhrit nga komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, një kontingjent i Task Forcës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, për kërkim-shpëtim urban dhe në male, i pajisur me mjetet teknike të specializuara, u nis sot për në Shqipëri.

Njësitet e FSK-së, u nisën në mëngjes për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas goditjes së tërmetit në disa vendbanime të saj, raporton ksp.

Kontingjenti i FSK-së, përbëhet nga 3 ekipe të Kërkim–Shpëtimit Urban, një ekip K-9, (njësi e përgatitur e qenve) për situata të tilla, ekipi i komunikimit, Policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë.

LEXO EDHE: Njësitet e FSK-së nisen për në Shqipëri

Komentet

Shto koment

Të ngjashme