Ekipi i përbërë nga oficerë dhe nënoficerë do t’i bashkohet kontingjentin të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi për t’u dalë në ndihmë njerëzve që janë goditur nga tërmetet e së hënën.
Sipas njoftimit të FSK-së, ekipi është nisur sot [e premte] për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Turqi.
“Ekipi i përbërë nga oficerë e nënoficerë do t'i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve”, thuhet në njoftim.
Kontingjenti i FSK-së, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën deri më tash kanë lënë të vdekur mbi 23 mijë njerëz.
-
Ekipet nga Kosova të përkushtuara të bëjnë të pamundurën në Hatay
-
Ambasadori amerikan lavdëron FSK-në për ndihmën që ia ofroi Turqisë
-
Ushtarët e Kosovës priten me duartrokitje në Turqi
-
30 ushtarë të FSK-së nisen në mision humanitar në Turqi
-
Niset një ekip me mjekë e specialistë nga Shqipëria për në Turqi