Arbëri

Ambasadori amerikan lavdëron FSK-në për ndihmën që ia ofroi Turqisë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka përgëzuar ekipin kërkim-shpëtues të FSK-së për ndihmën që i ka ofruar Turqisë.

30 pjesëtarë të FSK-së, specialistë të kërkim-shpëtimit, e staf mjekësorë, u nisën të hënën për në Turqi. Ata janë pritur me duartrokitje në aeroport.

“Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi e Siri, ne vlerësojmë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së që u janë bashkuar partnerëve për të asistuar në operacionet në rajon. SHBA-ja ka përkrahur FSK-në në ndërtimin e kapaciteteve të saja të sigurisë, mjekësore dhe të ndihmës humanitare”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Tërmetet shkatërruese të së hënës kanë lënë të vdekur mbi 5200 persona në Turqi e Siri.

https://www.koha.net/arberi/364622/30-ushtare-te-fsk-se-nisen-ne-mision-humanitar-ne-turqi/