Qeveria në detyrë ka vendosur për të dërguar një kontingjent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Sipas një njoftimi për media, kjo u vendos në një mbledhje të zhvilluar në mënyrë elektronike.
Aty sqarohet se mjetet financiare për dërgimin e këtij kontingjenti sigurohen nga buxheti i Kosovës.
Bëhet fjalë për operacionin humanitar kërkim-shpëtimi në vendin e quajtur “Qafë e Burrellit” në Klos. Ka disa ditë që në këtë zonë po zhvillohet operacioni i kërkim shpëtimit për gjetjen e një të riu, që është zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit.
“Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim.
-
FSK-ja në një mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri
-
Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve për misionin e KFOR-it
-
Shqipëria miraton ligjin, deri në 40 trupa do të dërgohen në Gazë
-
Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza
-
Parashihet kompensim për ushtarët e FSK-së që lëndohen, humbin jetën apo gjymtohen