Ka 26 vjet që punon si asistente në Fakultetin e Mjekësisë.
Pas kaq shumë vjetësh përvojë pune në degën e Protetikës, Teuta Bicaj, të martën, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Shkak për këtë thotë të jenë pakënaqësitë me fakultetin dhe politikat që ky i fundit ka, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBicaj thotë se Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë asnjëherë nuk ka shqyrtuar kërkesat për mësimdhënësit.
Kërkesa e fundit për shtimin e numrit të profesorëve në degën e Protetikës ishte bërë në muajin maj.
Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka- Kërliu, e ka rekomanduar televizionin që për këtë çështje të kontaktohet pro-dekania Gloria Staka.
KTV-ja ka pyetur të njëjtën për një qëndrim, por nuk ka marrë përgjigjeje gjatë ditës.