Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se agjentët e saj kanë zbuluar disa raste korrupsioni në policinë e Shqipërisë. Përmes një vide-mesazhi, ambasada tha se “çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.
“Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPranë ambasadës është e vendosur DSS që po heton krimet me pasaportat dhe vizat. Gjatë hetimeve, në rrjetin e amerikanëve kanë rënë zyrtarë të policisë dhe të aeroportit të Rinasit.