Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve.
Kurti, që me partinë e tij sipas rezultateve të deritashme ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara deri tash mes dy shteteve, s’do të mbesin në letër por do të zbatohen, sipas një njoftimi për media nga Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Z. Minxhozi e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës. Ai përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje që tregoi pjekuri e vendosmëri për ndryshime”, thuhet në këtë njoftim.
“Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Minxhozi për urimin dhe e njoftoi atë për nismat që do t’i ndërmarrë qeveria e re në funksion të sovranizimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit të Kosovës e Shqipërisë. Ne do të angazhohemi, tha ai, që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. 50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen”, thuhet më tej për takimin mes Kurtit e Minxhozit.