Dardanët kanë shpalosur koreografi të veçantë para ndeshjes me Austrinë, ku pasqyrohet rrugëtimi i Kosovës ndër vite.
“Ne ëndërruam. Ne vuajtëm. Ne triumfuam”, shkruan në koreografinë e “Dardanëve”.
Kosova luan në Ligën B tani. E nisi nga Liga D e Ligës së Kombeve, që është niveli më i ulët.
Më pas u promovua në Ligën C, e tani në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve luan në nivelin e dytë.