Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Valon Berisha përshëndetet nga përfaqësuesja e Kosovës

valon berisha

Pak çaste pasi përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Austri, mesfushori Valon Berisha është përshëndetur nga përfaqësuesja e Kosovës.

Berisha ka luajtur edhe për Norvegjinë. Ka kontribuuar që të shkruhet historia e përfaqësueses së Kosovës, duke luajtur në faza të rëndësishme të ndërtimit të përfaqësueses. Përshëndetja e Berishës është përcjellë me duartrokitje nga shikuesit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka ndarë një fanellë speciale.

Lexo përditësimet tjera
GEPA Pictures

Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë, barazon me Austrinë

(E përditësuar) Kosova shkëlqeu për 85 minuta ndaj Austrisë. Shënoi gol me Fisnik Asllanin dhe qëlloi...