Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Sali Berisha

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Sali Berisha, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar 6 mijë euro për një vepër penale.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha, njofton KGjK, përcjell ksp.

“KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.