Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia tregon çka sekuestroi nga Sali Berisha, gjyqtarin nga Peja të arrestuar nën dyshimin për korrupsion

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Më saktësisht bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacione nga viktima, që ka pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqësore, veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor.

“Gjatë procesit të hetimit preliminar janë ndërmarrë masat adekuate për të identifikuar formën e aplikuar më parë të korrupsionit nga i inkriminuari. Në koordinim me Prokurorinë Speciale janë aplikuar praktikat e njohura nga Kodi i Procedurës Penale, duke u mbështetur fuqishëm në një hetim profesional të bazuar në dëshmi”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Policia thotë se "gjatë aplikimit të masave hetimore kemi siguruar dyshimin e bazuar se i inkriminuari ka kërkuar realizimin e ofertës, në atë mënyrë që i njëjti kërkon/pranon përfitimin material, kohë më parë dyshohet se janë dorëzuar nga viktima dhe janë pranuar nga i dyshuari i lartshënuar katër mijë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që mos të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në cilësinë e gjyqtarit".

Edhe Ish-gjyqtari i akuzuar për ryshfet dënohet me dy vjet e gjysmë burgim Kronikë Ish-gjyqtari i akuzuar për ryshfet dënohet me dy vjet e gjysmë burgim

Gjatë operacionit policor, të zhvilluar me datën 19 shtator 2019, i inkriminuari ka kërkuar/pranuar shumën prej dymijë eurove, për të përmbyllur ofertën e precizuar në proces për të finalizuar shumën prej gjashtëmijë eurove, në lidhje me lëndën/çështjen penale të përmbyllur me aktgjykim kohë më parë.

“Pas arrestimit i dyshuari është kontrolluar në prezencën e avokatit mbrojtës, në zyrën e NJRHKEK-së Pejë, me ç’rast i janë gjetur në xhep paratë dymijë euro, të cilat janë përdorur për aplikimin e masës së fshehtë ‘simulim i veprës së korrupsionit”, thuhet në raport.

Me aprovim verbal të prokurorit, është kontrolluar banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar:

një armë zjarri, tipi Zaza-min, kalibër: 8mm

një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të kalibrit 8mm

dhjetëmijë euro (10.000.00) euro

Edhe Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj gjykatësit Sali Berisha Kronikë Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj gjykatësit Sali Berisha

shkresa, aktgjykime dhe proces verbale gjyqësore

“Me urdhër të prokurorit special, i dyshuari është ndaluar në qendër të mbajtjes për 48 orë”, përfundon njoftimi.