2 perditesime
15:00

Haradinaj: Unë jam një ish-kryeministër

Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, u është drejtuar mediave për ta sqaruar situatën.

Haradinaj ka treguar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë në dorëheqje.

Por, para mediave, ai ka thënë se më s’është kryeministër, por është një ish-kryeministër.

"Pas këtij diskutimi e kam bazën e gjithëanshme që me iu drejtu Gjykatës Kushtetuese. Për takimet e qeverisë dhe për marrjen e qeverisë nuk do të marrim vendime përveç vendimit për buxhet për zgjedhje. Ndërsa ministrat vazhdojnë disa detyra kujdestarie. Unë jam kryeministër në dorëheqje. E vetmja gjë që e kam theksuar në dorëheqje është që s’mundem me leju vakuum qeverisës. Unë s’jam kryeministër unë jam një ish-kryeministër, kryeministër në dorëheqje", tha Haradinaj, raporton KTV.

14:48

Përfundon mbledhja e Qeverisë, zyra ligjore ngarkohet t'i drejtohet Kushtetueses

Zyra ligjore e Kryeministrisë është ngarkuar të sqarojë situatën e Qeverisë që tashmë është dorëhequr, dhe t'i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese. 

Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë situatën e krijuar pas dorëheqjes së tij.

“Zyra ligjore e Kryeministrisë ta marrë me urgjencë këtë rast të drejtojë pyetje në Kushtetuese se a duhet marrë vendime apo të vazhdojmë me vakuum qeverisës. Gjykata mund të na kthejë përgjigje se a duhet vepruar me kohë, apo të ngrihet tema deri sa të jepet një përgjigje”, tha ai, raporton Koha.net.

Haradinaj, ka lutur Kushtetuesen që sa më parë të japë sqarim.

Pas kësaj, e ka shpallur të mbyllur mbledhjen.

14:28

Haradinaj drejton mbledhjen e Qeverisë nga e cila dha dorëheqje

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, nga ku ka dhënë dorëheqje Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, por ai po e kryeson atë.

Por në këtë mbledhje mungojnë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i AKR-së, e Fatmir Limaj i Nismës, raporton Koha.net. 

Pati reagime të shumta rreth thirrjes së kësaj mbledhjeje.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se secilin vendim, do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese sepse sipas tyre, është jokushtetuese thirrja e mbledhjes së Qeverisë dhe mbi të gjitha, do të ketë pasoja penale.

Ndërkohë, Haradinaj në mbledhjen që po e kryeson tha se "s'do të lejojë vakum qeverisës". 

LEXO EDHE: Thaçi vazhdon zvarritjen, Haradinaj mbledh Qeverinë e rënë

Pikat e rendit të ditës:

Image