Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontestohet mbledhja e Qeverisë, shoqëria civile insiston se dorëheqja e Haradinajt është e pakthyeshme

Edhe pse shefi i tyre, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit, ministrat në Qeverinë e Ramush Haradinajt, kanë vazhduar me angazhimet e tyre si zakonisht.

Madje, kryeministri në dorëheqje, siç ka mësuar KTV-ja, për të premten ka thirrur mbledhjen e Qeverisë.

E kjo ka nxitur reagime të shumta.

Bekim Salihu nga Instituti GAP thotë se Ramush Haradinaj me njoftimin për dorëheqjen e tij, do të duhej të shkonte në shtëpi.

Ai thotë se deri në caktimin e mandatarit të ri, apo shpalljes së zgjedhjeve, zyrtarët e tjerë do të duhej të vazhdonin punën e tyre.

Por, me këtë nuk pajtohet Besnik Tahiri nga Qeveria e Kosovës.

Edhe “Mungesa e qeverisë po i shkakton dëm vendit edhe në arenën ndërkombëtare” Arbëri “Mungesa e qeverisë po i shkakton dëm vendit edhe në arenën ndërkombëtare”

Ramush Haradinaj, të premten e kaluar, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit, pas ftesës për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Megjithëkëtë, sipas interpretimeve të Zyrës së tij, ai duhet të vazhdojë detyrën deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të mungesës së Ligjit për Qeverinë, i cili do të rregullonte funksionimin e ekzekutivit, e një të tillë Qeveria e Kuvendi nuk kanë arritur ta miratojnë asnjëherë që nga pavarësia.