Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli injoron Haradinajn, ky thotë se “është në fushatë”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se inicimi i shpërbërjes së Kuvendit nuk është larg, ndonëse nuk ka pranuar të japë datë për këtë çështje.

Ai pas takimit, me zv.kryeministrin Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limajn, ka thënë se janë dakorduar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, porse janë në pritje të presidentit për ndërmarrjen e veprimeve, raporton KTV.

Në këtë takim, ka munguar kreu i koalicionit qeveritar, PAN, Kadri Veseli.

Mungesën e tij, e ka arsyetuar nikoqiri i takimit, duke thënë se është kohë fushate.

Para Haradinajt, nga takimi është larguar kreu i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Edhe Veseli injoron Haradinajn, ky thotë se “është në fushatë” Video Veseli injoron Haradinajn, ky thotë se “është në fushatë”

Takimin me kreun e AAK-së dhe të AKR-së, ai e quajti takim për kafe.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të ekzekutivit pas ftesës për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.