Arbëri

Meta: Kosova është shtet i pavarur, koha që BeH të pranojë realitetin

Meta: Kosova është shtet i pavarur, koha që BeH të pranojë realitetin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore, por që u bojkotua nga Kosova.

Në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve, presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit, vuri në dukje se "tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”.