Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten do ta vizitojë Bosnje e Hercegovinën, në kuadër të turit të tij ballkanik në përgatitje të Samitit të radhës për Procesin e Berlinit.
Rama, të enjten ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndërsa takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk u realizua, ani pse Rama u shpreh optimist se ai do të mbahej, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, veprim ky përmes të cilit, siç tha ai, ia hoqi hequr ‘merakun’ homologut të tij.
“Mirëmëngjesi dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama në Facebook.