Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, njofton se ka përfunduar punimet në Kuvendin e Punës. Njofton se në të e ka miratuar edhe një slogan të ri të partisë.
“Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend”, thuhet në njoftimin për media të AAK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe slloganin e Partisë, që ishte propozim i kryetarit Ramush Haradinaj, ‘Ne guxojmë me krijue’”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas njoftimit të AAK-së, Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.