Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

156 të lënduar nga katër ditë protestash në Shqipëri

protesta

156 persona janë lënduar gjatë katër ditëve të protestave në Shqipëri, prej të cilëve 97 policë, 45 protestues dhe 12 kalimtarë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Demos, në mesin e të lënduarve janë edhe katër të mitur. Ai u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, ndërsa ka dënuar përfshirjen e fëmijëve në akte dhune, duke u bërë thirrje prindërve që të mos lejojnë pjesëmarrjen e tyre në përplasjet politike.

Demo ka thënë gjithashtu se numri i studentëve në mesin e personave të arrestuar dhe të proceduar për akte të dhunshme është shumë i vogël.

Ai i ka akuzuar organizatorët e protestave për përdorimin e dhunës në funksion të përballjes politike, duke theksuar se situata e krijuar nuk duhet të cenojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Lexo përditësimet tjera
protesta

Përplasje të dhunshme mes protestuesve e Policisë në Shqipëri, mbi 150 të arrestuar për 4 ditë

Protestat e nxënësve në Shqipëri kanë hyrë në ditën e katërt, duke u shoqëruar me përplasje...