Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në protestën që po mbahet në Tiranë në ditën e gjashtë të saj. Në mesin e të lënduarve është edhe një 15-vjeçar.
Sipas njoftimit, ata janë drejtuar në Spitalin Universitar të Traumës. Në mesin e të lënduarve është një polic, një gazetare dhe 15-vjeçari.
Gjendja shëndetësore e tyre është përshkruar si e qëndrueshme derisa po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore.
Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
“U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”, thuhet mes tjerash në njoftim.
LIVE - Dita e gjashtë e protestave në Tiranë: Përplasje mes Policisë dhe protestuesve
Të dielën Shqipëria ka hyrë në ditën e gjashtë të protestave. Gjatë pesë ditëve të kaluara,...-
14 të lënduar nga protesta e sotme në Tiranë, një protestues shtrohet në spital
-
21 të lënduar e 10 të arrestuar dje nga protestat në Tiranë
-
156 të lënduar nga katër ditë protestash në Shqipëri
-
11 të lënduar nga protesta e sotme në Tiranë, mes tyre tre të mitur
-
29 persona, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë