KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Тројца повредени на протести во Албанија, меѓу кои и 15-годишник

протест

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se tre persona janë lënduar në protestë, në mesin e tyre edhe një 15-vjeçar.

Sipas njoftimit, ata janë drejtuar në Spitalin Universitar të Traumës. Në mesin e të lënduarve është një polic, një gazetare dhe 15-vjeçari.

Gjendja shëndetësore e tyre është përshkruar si e qëndrueshme derisa po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore.

Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Прочитајте други ажурирања
Ден 6

ВО ЖИВО - Шести ден од протестите во Тирана: Судири меѓу полицијата и демонстрантите

Во недела, Албанија влезе во шестиот ден од протестите. Во текот на изминатите пет дена,...