Me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka nisur në Qeveri një takim në mes të krerëve të koalicionit PANA.
Në zyrat e Qeverisë, pos Haradinajt, tashmë kanë ardhur edhe Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetarët e Grupit Koha janë duke përcjell ngjarjen dhe do të ju mbajnë të informuar për secilin zhvillim.
Ky takim i jashtëzakonshëm vjen pas çarjeve të mëdha brenda koalicionit për taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Pas presionit të SHBA-së e BE-së, PDK-ja po kërkon që Qeveria të suspendojë taksën për 120 ditë, që po kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj e po përkrahet edhe nga Limaj.