Me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka nisur në Qeveri një takim në mes të krerëve të koalicionit PANA.
Në zyrat e Qeverisë, pos Haradinajt, tashmë kanë ardhur edhe Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.
Gazetarët e Grupit Koha janë duke përcjell ngjarjen dhe do të ju mbajnë të informuar për secilin zhvillim.
Ky takim i jashtëzakonshëm vjen pas çarjeve të mëdha brenda koalicionit për taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Pas presionit të SHBA-së e BE-së, PDK-ja po kërkon që Qeveria të suspendojë taksën për 120 ditë, që po kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj e po përkrahet edhe nga Limaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Krerët e koalicionit mblidhen në Presidencë
-
Haradinaj nuk mund t’i mbajë të dyja, edhe taksën edhe Qeverinë
-
Haradinajt në takim nuk i shkojnë vetëm përfaqësues të LDK-së e Listës Serbe
-
LDK-ja, kundër propozimit të Kurtit, e ftoi PDK-në për rezolutë të përbashkët rreth taksës
-
Veseli injoron Haradinajn, ky thotë se “është në fushatë”