Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Porosia e Isa Boletinit: atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Isa Boletinin me rastin e shënimit të 103 vjetorit të vrasjes së tij.

Haradinaj ka thënë se figura e Boletinit edhe tani duhet të jetë shembull se interesi kombëtar vendoset para çdo interesi tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. ‘Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria’ edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë. Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit. Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar. Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin”, tha Haradinaj.

Ai kërkoi që figura e Isa Boletinit edhe tani të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër.