Kryeministri Ramush Haradinaj vizitën në Shkodër e ka nisur me homazhe te shtatorja e Isa Boletinit në këtë qytet.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se vendit i duhet të reflektojë që brezave të ardhshëm t’i lë më pak çështje historike të pazgjidhura.
“Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nëpër shekuj. Me rastin e vizitës zyrtare, e fillova ditën me homazhe tek shtatorja e kryengritësit të shquar për liri e pavarësi kombëtare, Isa Boletini. Shqiptarët e dijnë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë toke. Tani na mbetet të reflektojmë, që brezave që vijnë, t’u lëmë prapa sa më pak çështje historike të pazgjidhura”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj në Shkodër: Ushtrinë po e bëjmë me aleatët
-
Haradinaj te varri i Isa Boletinit: Nderim heronjve
-
Haradinaj nga Durrësi: Kosova s’do të kursehet, do t’ju qëndrojmë afër
-
Haradinaj në gjunjë përpara varrit të Isa Boletinit në Ditën e Pavarësisë
-
Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 57- të tij