Kryeministri Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, ka kujtuar sakrificën për liri të heronjve të Kosovës, si dhe ndihmën e të emigruarve në etapa të ndryshme historike.
Haradinaj ka thënë se në memorien e shumë brezave të qytetarëve rëndon pesha e emigrimit, qoftë të nxitur nga arsye ekonomike e sociale, por edhe të përndjekur për arsye politike.
Më poshtë shkrimi i plotë i Haradinajt:
Në memorien e shumë brezave të qytetarëve tanë rëndon pesha e emigrimit, qoftë të nxitur nga arsye ekonomike e sociale, por edhe të përndjekur për arsye politike.
Në ditën Ndërkombëtare të Emigracionit, ne i kemi ende të freskëta në kujtesën tonë, pamjet dhe përvojat e gjithsecilit, kur me pak rroba në trup, të pa shpresë dhe të pa ushqyer, kemi mësyrë rrugët pa adresë, të shtyrë nga regjime shtypëse.
Sot, i kujtojmë të gjithë ata njerëz, kudo nëpër botë, që na kanë dalë nëndihmë, për të na dhënë strehim në shtëpitë e tyre, dhe një punë në tokën e tyre.
Po sot, i kujtojmë edhe sakrificën për liri të heronjve dhe luftëtarëve tanë që nga emigracioni iu përgjigjen thirrjes së atdheut në përpjekjet për liri e dinjitet.
Edhe
Haradinaj: Eksodi i vitit 1999 do të mbahet mend gjithë jetën
Mirënjohës po ashtu vendeve mike për ndihmën e pakursyer, që strehuan në të gjitha kohërat njerëzit tanë.
Jemi dëshmitarë, që shteti i Kosovës, që e kemi krijuar me shumë mund dhe me ndihmën e të emigruarve në etapa të ndryshme historike, është atdhe i të gjithëve dhe shtëpi e ngrohtë për të gjithë!
Ata që dje kanë braktisur vendin si emigrantë, sot mund t’i shërbejnë më së miri atij si qytetarë, kudo që janë, me investime në atdheun e të parëve.