14 policëve të arrestuar të premten në operacionin “Pika 2” u është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën.
Sipas Gjykatës, kërkesa e Prokurorisë ishte që të pandehurve t’iu caktohej masa e paraburgimit, por gjyqtari i procedurës e ka refuzuar një kërkesë të tillë.
"Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Në operacionin “Pika 2” në pranga ranë 26 zyrtarë policorë, prej tyre dy rreshterë. Ata u arrestuan në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
-
Nga një muaj paraburgim për 15 policë të tjerë të arrestuar për ryshfet
-
Refuzohet kërkesa për paraburgimin e tre zyrtarëve policorë
-
Katër të arrestuar për një rrëmbim në “Veternik”, përfshirë një polic
-
Gjykata refuzon kërkesën për arrest shtëpiak ndaj 4 policëve të dyshuar për manipulim të provave
-
Nga një muaj paraburgim për të arrestuarit në rajonin e Mitrovicës