Arbëri

AGK-ja e quan skandaloze tendencën për ndërhyrje të Presidencës në RTK

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin e publikuar në medie lidhur me tendencën e zyrës së Presidencës, për ndikim mbi Transmetuesin Publik të Kosovës.

Përmes një komunikate për media AGK-ja thotë se, “kjo përpjekje për të dirigjuar pyetje dhe agjenda mbi mediet është e papranueshme dhe skandaloze, aq sa lehtësia dhe gatishmëria e atyre që janë të thirrur për ta mbrojtur profesionin, për t`iu nënshtruar këtyre agjendave politike, qoftë vullnetshëm ose përmes ndikimit, duke shfrytëzuar hierarkinë editoriale”.