Përfaqësuesi Rusë në OSBE Aleksandar Lukasheviq ka deklaruar se vendim i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri është i paligjshëm dhe duhet të tërhiqet, ndërsa ka theksuar se Rusia e ndan shqetësimin me Serbinë lidhur me këtë, transmeton Koha.net.
"Jemi të bindur se vendimi i paligjshëm i Qeverisë në Prishtinë, i cili është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, duhet të tërhiqet menjëherë. Lusim mbikëqyrësit perëndimorë që të përpiqen për këtë”, citon agjencia ruse tass të ketë thënë Lukasheviq në Vjenë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, formimi i kësaj Ushtrie, do ta shtojë mundësinë e hapjes edhe të një konflikti në rajon.