Ministria e Jashtme e Rusisë ka dënuar lëvizjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe përmes një deklarate thotë se ajo duhet të shpërbëhet.
Në këtë deklaratë të lëshuar sonte mbrëma, thuhet se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, duhet të marrin masa të menjëhershme për të, siç thuhet aty, çmilitarizuar dhe shpërbërë çdo formacion të armatosur kosovar-shqiptar, transmeton KOHA.net.
Rusia, që është aleate e Serbisë, ka mbështetur Beogradin qysh kur kjo e fundit ka refuzuar pavarësinë e Kosovës.
Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu dënon deklaratat e disa zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ushtria e Kosovës do të jetë njëjtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia fton Perëndimin të mos e përkrahë Ushtrinë e Kosovës
-
Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin
-
Rusia: Perëndimi të mos i fajësojë serbët për incidentet në Kosovë
-
Ministria e Mbrojtjes kërkon nga qytetarët të mos bien viktimë e dezinformatave nga strukturat ruse
-
Ukraina kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga kufiri