Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga kufiri

Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

"Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni," u ka thënë ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë.

"Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në qetësim të situatës”, ka shtuar Kuleba.

Sipas tij, rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.


Pasi tërhoqi një pjesë të trupave ushtarake, Rusia kritikon Perëndimin

Pasi që Moska zyrtare njoftoi për tërheqjen e një pjese të trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën, Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti ka kritikuar shtetet perëndimore që paralajmëruan për plane të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita kur propaganda për luftë e perëndimit dështoi. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa asnjë të shtënë”, ka thënë zëdhënësja Maria Zakharova, raporton BBC.

Nga shtetet perëndimore ishte paralajmëruar se pushtimi rus mund të nisë nga çasti në çast gjatë kësaj jave.

 

Artikuj të ngjashëm