Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se e ka tërhequr një pjesë të ushtarëve nga kufiri me Ukrainën

Rusia ka njoftuar se ka tërhequr një pjesë të trupave ushtarake që gjendeshin në kufirin me Ukrainën.

Në një koment për agjencinë “Interfax”, nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kanë thënë se njësitet ushtarake kanë kompletuar misionet e tyre dhe tani do të kthehen në bazë.

“Një numër ushtrimesh luftarake janë kryer siç ishte planifikuar”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie që ka shtuar se një pjesë e ushtrisë do të tërhiqet më 20 shkurt, kur të përfundojë ushtrimi i madh.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën, duke kërcënuar me luftë të madhe.

Pasi tërhoqi një pjesë të trupave ushtarake, Rusia kritikon Perëndimin

Pasi që Moska zyrtare njoftoi për tërheqjen e një pjese të trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën, Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti ka kritikuar shtetet perëndimore që paralajmëruan për plane të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Edhe Rusia paralajmëron se pjesa më e madhe e ushtrisë do të mbetet afër Ukrainës Botë Rusia paralajmëron se pjesa më e madhe e ushtrisë do të mbetet afër Ukrainës

“15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita kur propaganda për luftë e perëndimit dështoi. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa asnjë të shtënë”, ka thënë zëdhënësja Maria Zakharova, raporton BBC.

Nga shtetet perëndimore ishte paralajmëruar se pushtimi rus mund të nisë nga çasti në çast gjatë kësaj jave.