Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se ka vrarë pesë ushtarë ukrainas si dhe ka shkatërruar dy automjete të blinduara, të cilat sipas saj, ia kishin mësyrë kufirit me Rusinë, në afërsi të qytetit Rostov, njofton “The Telegraph”.
Sipas deklaratës së rusëve, ushtria dhe agjencia e inteligjencës FSB "parandaluan një grup diversantësh ukrainas që të shkelnin kufirin rus".
Ushtria ukrainase e ka hedhur poshtë raportin si "lajm të rremë" dhe tha se nuk ka forca të pranishme në rajonin e Rostovit.
Njoftimi vjen në kohën kur nga çasti në çast po rriten tensionet. Rusia ka grumbulluar numër të madh forcash përreth kufirit me Ukrainën.
SHBA-ja e NATO-ja besojnë se Rusia tashmë ka vendosur të pushtojë Ukrainën.
Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, tha se Rusia po planifikon një pushtim "jashtëzakonisht të dhunshëm" të Ukrainës.
-
30 ushtarë rusë vdiqën pas sulmit në Kursk, thotë Kievi
-
Ukraina ka frikë se Rusia do ta përdorë sulmin për ta eskaluar luftën
-
Rusia thotë se ka vrarë 234 luftëtarë që u futën në territor të saj nga Ukraina
-
Ministria ukrainase: 960 rusë u vranë brenda 24 orëve
-
Ukraina: 700 rusë i vramë në 24 orët e fundit