Përfaqësuesi Rusë në OSBE Aleksandar Lukasheviq ka deklaruar se vendim i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri është i paligjshëm dhe duhet të tërhiqet, ndërsa ka theksuar se Rusia e ndan shqetësimin me Serbinë lidhur me këtë, transmeton Koha.net.
"Jemi të bindur se vendimi i paligjshëm i Qeverisë në Prishtinë, i cili është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, duhet të tërhiqet menjëherë. Lusim mbikëqyrësit perëndimorë që të përpiqen për këtë”, citon agjencia ruse tass të ketë thënë Lukasheviq në Vjenë.
Sipas tij, formimi i kësaj Ushtrie, do ta shtojë mundësinë e hapjes edhe të një konflikti në rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia kërkon nga KFOR-i “të çmilitarizojë dhe shpërbëjë FSK-në”
-
Lavrov: BE-ja s’dëshiron ta detyrojë Prishtinën që ta formojë Asociacionin
-
E drejta ndërkombëtare sipas Rusisë: Kosova s’bën të njihet e Krimeja po
-
Moska e konsideron “Ushtrinë e Kosovës kërcënim serioz për Ballkanin”
-
Diplomati rus: Ka ardhur koha të mbushen mend ekstremistët dhe terroristët e Kosovës