Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E drejta ndërkombëtare sipas Rusisë: Kosova s’bën të njihet e Krimeja po

lavrov kosova

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, është vënë sërish kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje sipas tij, Krimeja e aneksuar nga Rusia më 2014, meriton të njihet si territor rus, e Kosova nuk meriton të njihet.

Ai në një intervistë për televizionin rus “Zvezda”, përcjellin mediat serbe të hënën, ka fajësuar Perëndimin se “po shkon kundër historisë”

“Perëndimi, në përpjekje për të ruajtur dominimin e tij dhe për të shkuar kundër rrjedhës objektive të historisë, kundërshton të drejtën ndërkombëtare. Rregullat janë shpikur në varësi të detyrës specifike. Kur është e nevojshme, Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën”, tha ai.

Rusia ka aneksuar Krimenë, territor ukrainas, më 2014, pa shumë rezistencë. Më pas, organizoi një referendum për bashkim me Rusinë.