Të ardhurat nga turizmi arritën një vlerë rekord prej 683 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga turizmi u rritën me afro 100 milionë euro.
Ndërkohë që në nëntë muajt e këtij vit, të ardhurat nga turizmi arritën në 1.47 miliard euro, me rritje 12% krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë këtij viti, Shqipëria njohu një rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve të huaj nga vendet e rajonit, Europës e deri nga kontinenti aziatik.
Ndërsa e gjithë Shqipëria, nga Valbona, Thethi, në veri të vendit Vlora e Saranda jugore, u shndërruan në destinacionet më të kërkuara turistike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tiranën, ku fluksi i vizitorëve shtohet me ritme të përshpejtuara e grupet e turistëve ndjekin njëri-tjetrin, ndërkohë që ka filluar ndërtimi i bujtinave të reja agroturistike, një tjetër risi që i ka dhënë jetë zhvillimit të turizmit rural anë e mbanë vendit.
Ekspertët shprehen se, kontributi i bumit turistik i adresohet investimeve strategjike në infrastrukturën rrugore dhe rivitalizimin e qendrave urbane por mbi të gjitha qendrave historike, kulturore e trashëgimisë shqiptare që nxisin në çdo kohë kureshtje për misterin që mbartin./atsh
-
Mbi 2 miliardë euro shpenzimet e turistëve në Shqipëri për 9 muaj
-
Rreth një milion turistë në Shqipëri nga 1 gushti
-
Turistët në Shqipëri shpenzuan 158 milionë euro më shumë këtë vit se vitin e kaluar
-
Përfitimi nëntëmujor i Shqipërisë nga vizitorët e huaj, 149 milionë euro
-
Afro 6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik