Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti turistët në Shqipëri kanë shpenzuar 2.2 miliardë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm, në muajt korrik, gusht e shtator, shpenzimet e turisteve kanë arrit në 1 miliardë euro. Sipas këtyre të dhënave ky është një rekord historik.
Këtë vit, shpenzimet e turistëve në Shqipëri gjatë sezonit veror kanë qenë 35% më të larta se një vit më parë, kur ishin gjatë tre muajve të verës vlerësohej se ishin shpenzuar 786 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, përgjatë vitit 2019, përpara pandemisë, shpenzimet e turistëve ishin rreth 782 milionë euro. Sipas të dhënave, në rritjen e shpenzimeve të turistëve në Shqipëri, përveç rritjes së numrit të turistëve, ka ndikuar edhe rritja e çmimeve.
Edhe gjatë sezonit veror të vitit 2022, kosovarët përbejnë 15.3% të totalit të numrit të përgjithshëm të turistëve të huaj dhe vendas që kanë vizituar Shqipërinë, duke zënë vendin e dytë. Ndërsa vendin e parë e mbajnë vendasit në Shqipëri me 37% të totalit të turistëve.
-
Turistët shpenzuan 1.4 miliardë euro sivjet në Shqipëri
-
Afro 6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik
-
Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe
-
Rama: 8.5 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në gusht në Shqipëri
-
Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta