1.4 miliardë euro kanë shpenzuar turistët sivjet në Shqipëri. Shifra tregon se turizmi u gjallërua shpejt falë hapjes nga pandemia, promovuar edhe me sloganin Covid Free.
Shpenzimet janë rritur dyfish, krahasuar me vjet, por janë më të ulëta se dy vite më parë, shkruan “Euronews”.
Nga ana tjetër, shtetasit e Shqipërisë që udhëtuan jashtë, shpenzuan 800 milionë euro. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit në shumë vende të Bashkimit Evropian, daljet kanë qenë më të pakta.
Deri fund të shtatorit, në Shqipëri kanë hyrë 4.1 milionë shtetas të huaj, kundrejt 3.2 milionë daljeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 2 miliardë euro shpenzimet e turistëve në Shqipëri për 9 muaj
-
Afro 6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik
-
Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe
-
Rama: 8.5 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në gusht në Shqipëri
-
1.7 milionë vizitorë për tre muaj në Shqipëri, gjysma nga Kosova