Arbëri

Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun, nga ai për normalizim e ka kthyer në atë për territore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila nuk e ka përjashtuar idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se Mogherini e ka ngulfatur dialogun me Serbinë, duke prezantuar dialog edhe për territore.

“Mendoj se zonja Mogherini e ka mbytur dhe e ka ç’rregulluar dialogun. Nga një dialog për normalizim e ka kthyer në një dialog për territore. I ka shkaktuar dëm rajonit tonë. Është për keqardhje pas një investimi të madh të BE-së. Qëndrimi i saj është i papranueshëm”, është shprehur Haradinaj, raporton KTV.